Kuqi: Të burgosurit do të kenë tretman korrekt, po krijojmë kushte për rend e ligj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...
Gjilan – Në inaugurimin e qendrës së paraburgimit në Gjilan Hajredin Kuqi ministër i drejtësisë tha se po krijojmë ambient të domosdoshëm për rend e ligj. Kjo është qendra më moderne në Evropë dhe realisht Gjilani po e rrumbullakëson pjesën e infrastrukturës. Megjithatë Kuqi porositi që të respektohet ligji dhe të drejtat e të burgosurve.
Të martën edhe zyrtarisht është inauguruar Qendra e Paraburgimit në Gjilan. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre morën pjesë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, raporton rajonipress.

Kuqi duke folur në këtë ceremoni tha se institucioni që ai drejton po mundohet të krijojë ambient të domosdoshëm për rend e dhe ligj. “Ligji është më i miri në Evropë derisa objektin që po e inaugurojmë është më moderni në Evropë. Suksesi më i madh yni është që në këtë qendër të ketë sa më pak të burgosur, por nëse do të ketë atëherë tretmani ndaj tyre duhet të jetë korrekt. Edhe të burgosurit duhet të ndihen mirë dhe duhet të respektohet ligji e të drejtat e njeriut”.

Kuqi ka falënderuar EULEX-in, komunën e Gjilanit dhe Ministrinë e Administrimit Publik që janë përkujdesur që kjo qendër të jetë vërtet e kompletuar.

Kurse Mahir Yagcilar tha se suksesshëm e kemi përmbyllur infrastrukturën në këtë qendër.

Ndërkaq Lutfi Haziri tha se Hajredin Kuqi është përkujdesur dhe me një përkushtim të madh ka vëzhguar projektin për të rrumbullakësuar infrastrukturën.

Haziri tha se rruga që ende është e parregulluar do i mbetet komunës për çka zotohem publikisht se do e kryej. Ndryshe Haziri ka folur edhe për përvojën e tij të hidhur në ish burgjet serbe. “Në Gjilan kishim një nga burgjet më fatkeqe” tha ai.

Pieter Bah nga EULEX-i u shpreh i kënaqur që projekti është finalizuar dhe tani të burgosurit do të ndihen më rehat.

Kurse Sokol Zogaj nga shërbimi korrektues i Kosovës dhe Shefik Sylejmani nga shërbimi korrektues në Gjilan u zotuan se në këtë qendër shërbimi ndaj të burgosurve do të jetë profesional.

Ndryshe në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe Behxhet Shala, Zenun Pajaziti, Fatmir Rexhepi, Bajrush Ymeri, Jetish Maloku, Zyhdi Haziri e Elmina Mahmuti. /rajonipress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...