Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, do të dalë në konferencë për media, pas eskalimit të debatit me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, raporton Gazeta Express.
Konferenca e Musliut do të fillojë në orën 16:00.
“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Ndryshe, deputetja Musliu dhe ministri Peci kanë eskaluar në debatin e sotëm gjatë raportimit të ministrit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.


