La Liga iu kërkon lojtarëve të lahen dhe ndërrohen në shtëpi jo në stadium pas ndeshjeve dhe stërvitjeve

PUBLIKUAR

La Liga ka njoftuar rregulla dhe udhëzime të reja për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus nëpër Spanjë dhe Evropë.

Rastet pozitive me Covid-19 janë duke u rritur në La Liga, përfshirë në klubet si Real Madrid dhe Athletic Bilbao, raporton Gazeta Express.

Derisa La Liga nuk është prekur shumë keq si Premierliga, të paktën jo tani për tani, autoritetet e ligës spanjolle i kanë bërë disa ndryshime për t’u mbrojtur nga virusi.

Sipas rregullave të reja, lojtarët dhe stafi duhet të bëjnë patjetër test antigjen çdo ditë para stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Ata duhet po ashtu të bëjnë patjetër testin e PCR-së para se të kthehen nga pushimi i Krishtlindjes.

Përveç këtyre rregullave, autoritetet iu kanë dërguar udhëzues klubeve.

Klubet janë këshilluar t’iu kërkojnë lojtarëve të mos ndërrohen në zhveshtore për ta kufizuar kontaktin me njëri-tjetrin. Po ashtu, lojtarëve iu është kërkuar të shkojnë në stërvitje dhe në ndeshje të ndërruar.

Lojtarët dhe stafi janë këshilluar ta mbajnë distancën dhe, nëse ka mundësi, të mos bëjnë dush në stadium pas ndeshjeve.

Atyre u është thënë të lahen në shtëpitë e veta apo në hotel, megjithëse ky nuk është rregull që duhet zbatuar patjetër. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...