“Me një tavolinë e kishte goditur ish-gruan në kokë duke e lënë pa ndenja”, kërkohet paraburgim për gjakovarin

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokuroria njofton se, “rasti ka ndodhur më 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”, transmeton Express.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 dhjetor 2021.

SHIKO MË SHUMË

Ministri Murati: Gjatë qeverisjes Kurti paga mesatare është rritur për 53 %

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një tabelë në të cilën...

E kishte gjobitur ditë më parë, polici kanoset nga qytetari jashtë orarit të punës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një qytetar...

Ambasada e Kosovës në Francë thirrje kosovarëve: Mos i çoni tek ne zarfet me vota, kjo është adresa e duhur

Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar qytetarët që jetojnë në këtë shtet se...