Policia e Kosovës me apel në prag të festave: Festo me zemër, jo me armë

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në prag të festave të fund vitit, sot ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata t’i marrin masat e nevojshme që festat e  fund vitit të kalojnë pa incidente, raporton Gazeta Express.

Nga policia kanë thënë se patrullat e policisë rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.

“Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme,  ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet nga policia.

Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:

Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndrrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.

Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .

Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon).

Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.

Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.

Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt pritet të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalinim e incideteve.

 

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...