Arsenali ka kompletuar transferimin e Calum Chambers nga Southamptoni.
Topçinjtë do të paguajnë 20 milionë euro në total për transferimin e 19-vjeçarit.
Ekipi i Arsene Wenger e ka kërkuar mbrojtësin që nga muaji i kaluar dhe pas arritjes së marrëveshjes personale, tashmë është arritur edhe marrëveshja ndërmjet klubeve dhe transferimi është zyrtarizuar.
Chambers bëhet lojtari i pestë që është larguar nga St. Mary’s në këtë afat kalimtar.
Futbollisti anglez është produkt i Akademisë së Southamptonit, ngjashëm sikurse Theo Walcott dhe Alex Oxlade-Chamberlain. /Telegrafi/



