Drejtori i PSG-së: Messi i padiskutueshëm – nëse nis ta diskutosh atë, s’kupton asgjë nga futbolli

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, e ka përshkruar Lionel Messin si të padiskutueshëm, duke këmbëngulur se 34-vjeçari e ka nisur jetën në Francë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Messi u largua nga Barcelona në qershor, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’i ofronte marrëveshje të re për shkak të krizës financiare, raporton Gazeta Express.

Argjentinasi, i cili gjatë kohës së tij në Camp Nou u shndërrua në njërin prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në verë, por nuk ka qenë në gjendje ta shfaqë formën më të mirë në Parkun e Princave ende.

Për Messin është thënë se po has në vështirësi për t’u përshtatur me intensitetin e lojës në Ligue 1 gjatë pjesës së parë të sezonit 2021/22, por Leonardo i ka dalë në mbrojtje shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

“Lionel Messi është i padiskutueshëm për mua”, tha shefi i PSG-së për Europe 1.

“Nëse fillon ta diskutosh Messin, e bën sepse nuk kupton asgjë nga futbolli. Nuk mund të dyshojmë”, nënvizoi ai.

“Nëse i shikon statistikat e Messit, gjashtë muajt e tij të parë janë të jashtëzakonshëm. Ai dhe Mbappe janë përfshirë pothuajse në çdo gol të skuadrës. Ai është vendimtar dhe përcaktues. Ne s’e kemi marrë Messin që ai të bëjë shfaqje çdo ndeshje. Me të jemi më garues, natyrisht. Ai mund ta vendosë çdo ndeshje”, shtoi ai.

Messi i ka bërë 15 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat deri sot, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i dhuruar pesë asiste.

Argjentinasi është përballur me probleme fizike dhe lëndime në fillim të sezonit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...