Dhurata Dora publikon një pjesë të shkurtër të këngës së re “Criminal”

PUBLIKUAR

Viti 2021 nuk do të mbyllet me vetëm kaq projekte të publikuara nga Dhurata Dora.

Artistja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh ka pushtuar tregun, thekson se ka nisur punën për një këngë të re.

Në një postim të radhës të shpërndarë në rrjete sociale, ajo njofton fansat se po vjen me projektin e ri të quajtur “Criminal”.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

E njëjta madje ka publikuar edhe një video nga makina duke interpretuar një pjesë të prurjes së re.

“Dhurata po vjen me dhurata, Criminal”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Kjo këngë duket se mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, reagimet e të cilëve kanë qenë të menjëhershme.

 

“Criminal” vjen pas hitit “Mi Amor” që e solli gjatë verës në duet me reperin Noizy.

Projekti i dyshes ka kaluar shifrën e 59 milionë klikimeve në platformën zyrtare, YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...