Harry Kane e ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar Tottenhamin në epërsi kundër Liverpoolit, në derbin e javës në Premierligë që është duke u zhvilluar momentalisht në Londër.
Sulmuesi anglez Kane dështoi të shënojë i vetëm përballë portierit Alisson, i cili e priti goditjen e tij të plogësht në minutën e 55-të, raporton Gazeta Express.
Dele Ali e shërbeu atë dhe e gjitha që kërkohej nga Kane ishte ta fuste topin në portën pothuajse boshe nga afërsia, por ai dështoi si rrallë herë.
Pas një orë lojë në Tottenham Hotspur Stadium, rezultati është baras 1:1.
Kane e kishte kaluar Tottenhamin në epërsi herët në pjesën e parë, por Diogo Jota e kishte barazuar rezultati në 1:1 në fund të pjesës së parë.


