Sahatqija: Në Bruksel na paralajmëruan, nëse shkojmë në zgjedhje shtyhet për 1 vit procesi i integrimeve (Video)

PUBLIKUAR

Deputetja nga radhët e LDK-së, njëherit edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum ka folur për bisedimet në Bruksel dhe situatën aktuale.
“Na siguruan që nuk do të kërkojnë më raporte për procesin e liberalizimit të vizve dhe se ky është i fundit”, tha deputetja Sahatqija, duke folur pas vizitës që kishte në Parlamentin e Evropian.
Në pyetjen se a do të ketë zgjedhje këtë vit, Sahatqija tha se ndërkombëtarët ia kanë kujtuar vitin 2014, ku Kosova për gjashtë muaj pati bllokadë politike.

“Na thanë se nëse mbahen zgjedhjet, shtyhet për 1 vit procesi i integrimeve. Ne e dimë çfarë do të thotë kur një rezolutë e keqe kalon, mjafton me u kujtua rezoluta e Dick Marty’t”, u shpreh deputetja, lidhur me kalimin e rezolutës së Serbisë në Këshillin e Evropës.

Ajo përmendi si suksese ne rrugën drejt integrimit evropian zhvillimin ekonomik, kthimin e emigranteve, luftën kundër terrorizmit.

Për procesin e liberalizimit te vizave, deputetja tha se pritet qe këtë vit te liberalizohen, por pa theksuar ndonjë date.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...