Publikohet lista e gjuhëve me të vështira, në këtë kategori renditet shqipja

PUBLIKUAR

A keni menduar ndonjëherë se cila është gjuha më e vështirë për t’u mësuar? Edhe pse është e ndryshme për të gjithë, ekziston një ndjenjë e përgjithshme se disa gjuhë janë më të vështira për t’u kuptuar se të tjerat.

Për folësit anglezë që duan të zgjerojnë aftësitë e tyre në një gjuhë tjetër, Instituti i Shërbimit të Jashtëm (FSI) ka renditur gjuhët në mbarë botën, me sa javë duhen për t’i mësuar ato. Për ta vizualizuar këtë, Redditor Fummy ndau një hartë që shfaq këto të dhëna në një pjesë të Evropës.

Harta e gjuhës shtrihet nga Portugalia në Ukrainë, dhe renditja e vështirësive shtrihet nga Kategoria I (rreth 24 javë mësimi) në Kategorinë IV (rreth 44 javë mësim).

Pra, nëse po kërkoni të mësoni një gjuhë të re me lehtësi relative, pse të mos provoni spanjisht ose frëngjisht? Në më pak se një vit, ju mund t’i kuptoni mirë të dyja. Por nëse jeni duke kërkuar për një sfidë më të ashpër gjuhësore, provoni të mësoni gjuhën hungareze. Do t’ju duhen rreth 44 javë (dhe rreth 1100 orë) mësim, pasi konsiderohet një gjuhë “me dallime të rëndësishme gjuhësore dhe/ose kulturore nga anglishtja”.

Kategoria I: 23-24 javë (575-600 orë) – gjuhët: afrikane, daneze, holandeze, frëngjisht, italisht, norvegjeze, portugeze, rumune, spanjolle, suedeze.

Kategoria II: 30 javë (750 orë) – gjuha: gjermane.

Kategoria III: 36 javë (900 orë) – gjuha: indoneziane, malajziane, suahili.

Kategoria IV: 44 javë (1100 orë) – gjuhët: shqip, armene, ahmarike, azerbejxhane, bengalisht, boshnjake, bullgare, birmaneze, kroate, çeke, estonisht, finlandisht, greke, hebraishte, hindi, hungarisht, islandeze, khamer, lao, letonisht, lituanisht etj,

SHIKO MË SHUMË

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...