E konfirmon agjenti, Martial do të largohet në janar nga Unitedi

PUBLIKUAR

Anthony Martial pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi francez nuk ka pasur hapësira të shumta këtë edicion dhe largimi nga Djajtë e Kuq është i pashmangshëm.

Për situatën e tij ka folur edhe agjenti i sulmuesit francez, Philippe Lamboley. Në një prononcim për Sky Sports,

Lamboley ka konfirmuar se klienti i tij dëshiron të largohet nga United në janar.

“Dëshira e tij është të largohet nga klubi në janar. Ai vetëm dëshiron të luajë. Së shpejti do të flas me Manchester United”, tha agjenti i lojtarit.

Juventusi dhe Barcelona janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin, derisa United e vlerëson rreth 40 milionë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...