Kujdes, AKI përgjon (VIDEO)

PUBLIKUAR

Për mision kanë identifikimin e kërcënimeve që e rrezikojnë sigurinë e shtetit, njofton Klan Kosova.

Këtë gjë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, është duke e bërë edhe përmes përgjimit të komunikimeve elektronike.

Madje numri i kërkesave për përgjim, po rritet nga vit në vit.

Gjykata Supreme që është kompetente për të lëshuar urdhëresat për AKI-në, në vitin 2015 këtij institucion të sigurisë ia ka aprovuar 94 kërkesa ndërsa në 2014 ishin lëshuar 74 sosh.

Kryetari i supremes, Fejzullah Hasani, thotë se për shkak të kërkesave të mëdha ka angazhuar dy gjyqtarë që të merren enkas me kërkesat e AKI-së. Ndërsa shpjegon edhe procedurën që duhet ndjekur.

Hasani tregon se urdhëresat për përgjime lëshohen në raste që paraqesin rrezikshmëri të lartë, terrorizëm, apo veprat kundër rendit kushtetues.

Por, ani pse AKI është e autorizuar të bëjë përgjime, megjithatë subjektet që përgjohen kanë të drejtë ankese.

Këtë gjë mund ta bëjnë tek Avokati i Popullit. Por, zyrtarët e  këtij institucion bënë me dije për Klan Kosova se prej se funksionon Agjencia e Inteligjencës, as një herë nuk kanë pranuar një ankesë të tillë.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...