Pse kërkoi ta takonte “vjehrri” DJ PM dhe çka e paralajmëroi për Sarën

PUBLIKUAR

Sara foli mbrëmë për marrëdhënien me babain e saj. Ajo shprehu dashurinë e madhe që ka për të dhe tha se i ngjan jashtëzakonisht shumë.

Sara e ka pasur shumë merak për mënyrën sesi ai mund t’i ketë parë gjërat nga jashtë e sidomos marrëdhënien me DJ PM (Pajtimin). Ajo mendonte se i ati asnjëherë nuk do të vinte ta takonte, pasi nuk i pëlqen këto gjëra dhe ka pasur problem,që ajo të shkonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por në fakt ai kishte ardhur dhe i tha asaj se është shumë krenare për të dhe as nuk e ka pritur që ajo të jetë aq mirë.

Ai vlerësoj Donaldin, i cili kishte thënë për Sarën se çdokush do të donte ta kishte afër edhe ta kishte shoqe.

Ama nuk mbeti me kaq. Babai i Sarës, Pëllumbi kishte kërkuar të takonte dhe DJ PM (Pajtimin), i cili u tregua shumë i gatshëm dhe shkoi me një shishe verë bashkë me DJ DAGZ (Arbërin).

Ata të dy i thanë babait të Sarës se ka një vajzë të mrekullueshme, por nuk munguan as batutat e Pajtimit.

Mendova se do vije me tesha të ushtrisë, ashtu siç të kishte përshkru Sara”,- i tha ai dhe të gjithë qeshën.

Babai iu përgjigj se i vetmi problem i tij është kur ajo mërzitet dhe u tregua shumë dashamirës ndaj të dy djemve.

““Shiko unë e kam një problem të madh, me ba me ma mërzit kush Sarën, unë…Më bëhet qejfi që ju njoha dhe iu uroj suksese”, tha babai i Sarës.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...