Një imam i Prizrenit akuzon rëndë Ramadan Mujën dhe gjithë skenën politike (Video)

PUBLIKUAR

Imami i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, Mazllam Mazllami, ka sulmuar keq kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën dhe partitë politike, të cilat drejtojnë shtetin e Kosovës.

Në një ligjeratë para xhematit, Mazllami ka kritikuar Ramadan Mujën që nuk shkon të falet në xhami.

“Ku është kryetari i Prizrenit, që e ka një këmbë në varr, e një mbi varr. Pse nuk është në xhami?”, transmeton PrizrenPress.

Ai ka porositur partitët politike që të mos e gënjejnë popullin sic ka thënë “me pallavra të Kushtetutës”.

“Mos e rreni popullin më pallavra të Kushtetutës. Ajo Kushtetutë është pallavra. Korrupsioni, varfëria, kurvëria nuk po ndalen me Kushtetutë”, tha imami Mazllami.

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...