Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se policët e stacionit policor në Han të Elezit kanë arritur që sot në ora 13:15 të arrestojnë personin me inicialet B.C (M/K), 39 vjeçar, përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej tre muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në Ferizaj.

 

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...