Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

PUBLIKUAR

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nëse deri më 20 dhjetor nuk ftohen për të diskutuar në lidhje me Projektligjin e Pagave, nga ana e ministrit të Shëndetësisë, atij të Punëve të Brendshme, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, atëherë nga data 21 dhjetor, do të mbajnë një grevë të përgjithshme 24 orëshe, raporton Gazeta Express.

Nga kjo Federatë kanë thënë se Këshilli Drejtues i FSSHK’së është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave të punëtorëve shëndetësorë por edhe “vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor”.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që ti hap rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë,diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së mirëpret nga të lartëpërmendurit zhvillimin e takimeve më së largu deri të Hënën me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga  Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021 e Martë të mbaj Grevë të Përgjithshme 24(njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore.

Këshilli Drejtues i FSSHK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së Gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...