Zanetti: Fanella zikaltër duhet nderohet

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se Interi duhet t’i kthehet fitoreve.

Legjenda e Nerazzurrëve tha se lojtarët duhet ta meritojnë këtë fanellë dhe se për atë duhet të japin maksimumin.

“Aktualisht jemi keq, shumë keq. Por, ende kemi për të dhënë dhe kjo varet nga ne dhe ne duhet të japim maksimumin nga vetja”.

“Eder tregoi se është një lojtar i fortë, i cili mund të ndihmon në të gjitha fazat. Tani për tani ne duhet të punojmë me mend, çdo gjë varet nga ne”.

“Të mërkurën kemi një shans të madh për të marr veten pas një janari të tmerrshëm. Një lojtar duhet të jetë në gjendje t’i kapërcejë këto momente të vështira. Fanella zikaltër është një fanellë që duhet të nderohet dhe këtë djemtë e treguan deri një muaj më parë, besoj se ata nuk e kanë harruar këtë”.

“Jemi të zemëruar, që nga unë, deri te Mancini e tifozët, por duhet të kthehemi fitoreve”, ka thënë Zanetti për Inter Channel. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...