Niang i gëzuar me golin: Nuk largohem nga Milani!

PUBLIKUAR

M’Baye Niang e ka festuar golin e shënuar në Derby della Madonnina dhe i ka siguruar tifozët se nuk e ka në plan të largohet nga Milani.

Rossonerët e mposhtën Interin me rezultat 3-0, ndërsa goli i tretë u shënua nga lojtari që është lidhur me një largim drejt Leicester Cityt.

“Jemi shumë të lumtur. Deshëm të fitonim, sepse ishte e rëndësishme për tabelën, për tifozët dhe për klubin”.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe duhet të kualifikohemi në Evropë, sepse jemi Milani, jemi një ekip i madh dhe sonte e dëshmuam këtë”.

“Jam i kënaqur që kam qëndruar këtu. Trajneri ka shumë besim tek unë, ai më ka dhënë vetëbesim pas lëndimit”, ka deklaruar Niang për Mediaset Premium. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...