Mancini: Arbitri nuk i dinte rregullat – po ua çova gishtin tifozëve!

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, është ankuar se skuadra e tij nuk meritonte të humbte 3-0 nga Milani dhe për këtë e ka fajësuar arbitrin.

Vetëm pak javë më parë, Nerazzurrët ishin në krye të tabelës dhe konsideroheshin favoritë për titull, mirëpo tash kanë rënë në vend të katërt dhe janë nëntë pikë prapa liderit Napoli.

Për më keq, kanë regjistruar dy humbje radhazi me rezultat 3-0 nga rivalët më të mëdhenj, Juventus dhe Milan.

“Komplimente Milanit, por ne nuk e merituam këtë rezultat. Aktualisht gjithçka po shkon keq për ne”, citojnë Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia fjalët e tij.

Ai ka thënë se nuk kishte deklaruar asgjë ofenduese kur u përjashtua nga gjyqtari, ndërsa e ka përmendur ndërhyrjen e portierit të Rossonerëve.

“Nuk di se çfarë të them për incidentin e Donnarummas. Ndoshta (gjyqtari) Antonio Damato nuk i di rregullat…”, ka shtuar ai.

Strategu italian është pyetur edhe për incidentin e çuarjes së gishtit drejt tifozëve të Milanit, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo: “Po, ata më fyen dhe unë veprova ashtu”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...