Zidane: Punojmë dhe besojmë deri në fund

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij kundër Espanyolit.

Tekniku francez tha se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i punës së palodhshme dhe se kështu do të vazhdojnë deri në fund.

“Nuk është e lehtë për të shënuar pesë apo gjashtë gola, por me punë mund të bëhet çdo gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, e kemi filluar mirë dhe kjo ka rëndësi dhe kjo nuk ishte e lehtë”.

“James? Ai luajti një ndeshje të mirë, është duke punuar mirë dhe jam shumë i kënaqur me punën e tij”.

”Është e vështirë të fitosh tituj, por puna jonë është të punojmë dhe besojmë. Kundër Betisit kemi humbëm dy pikë, kështu që vetëm fitorja kishte rëndësi sot”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...