Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka bërë me dije se koalicioni qeverisës do ta votojë Hashim Thaçin për president dhe është i bindur se kështu do të ndodhë.
Ai për ‘Epokën e re’ tha se opozita mund të mos e votojë Thaçin për president, por nuk duhet ta pengojë zgjedhjen e tij.
Haliti ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është gabim sepse, sipas ti, nga praktikat e së kaluarës zgjedhjet e parakohshme nuk kanë prodhuar diçka më të mirë, por, përkundrazi ka ndodhur krejt ndryshe.
Ai ka thënë se është në interes të Kosovës zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës, e jo shkuarja në zgjedhje të parakohshme.


