Vendimi për energjinë eletrike që u mor sot nga bordi i ZRRE-së

PUBLIKUAR

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të VIII-të me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE pas shqyrtimit ka marrë vendim që t’i lëshojë Licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 2”, ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C,  në kapacitet prej 34.47 MW.

Ndërmarja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW. Pas vendimit të sotëm të Bordit, janë dy projekte të kompanisë “Sowi Kosovo” që kanë marrë licenca për prodhim.  Projekti i parë prej 34.47 MW ka filluar prodhimin në tetor të këtij viti. I dyti, apo projekti i licencuar sot, së shpejti do të fillojë prodhimin dhe gjatë këtij muaji po ashtu pritet edhe licencimi i projektit të tretë.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...