Raportet për Lushtakun, EULEX ia dorëzon Gjykatës (Video)

PUBLIKUAR

EULEX ende nuk e ka gati vlerësimin e raporteve mjekësore të Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit.

Javë më parë, misioni i sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian kishte angazhuar një mjek ndërkombëtar për të vlerësuar të gjitha raportet mjekësore që janë lëshuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Analiza e raporteve nuk do të bëhet publike. Ato do t’ju dorëzohen palëve, por edhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, gjykatë kjo që dënoi Lushtakun me 12 vjet burgim dhe Selimin me gjashtë vjet.

Por, EULEX nuk do të ndërmarrë asnjë masë edhe nëse raportet mjekësore dalin të fyera.

Ndërkohë, mjekut ndërkombëtar nuk po i beson avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ngase sipas tij ai nuk është mjek i fushës së sëmundjes nga e cila vuan klienti i tij. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...