Godet burri i njohur si presidenti më i varfër në botë: Jezusi ishte majtist

PUBLIKUAR

Ish-Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, ka analizuar majtizmin dhe djathtizmin, duke dhënë disa përfundime interesante.

Mujica, i njohur si “president i varfër në botë”, meqë 90 për qind të të ardhurave të tij ua ka dhënë të varfërve, e që ishte i njohur po ashtu për veturën VW të vitit 1987 që nuk e shiti as për një milion dollarë, ka thënë se historia e njerëzimit është si një lavjerrës që vazhdimisht lëkundet mes dy të kundërtave politike: e majta dhe e djathta!

“Unë mendoj se asnjëra nga këto dy palë nuk do të sjellë fitore të plotë”, ka thënë ai në një intervistë me RT, transmeton Telegrafi. “Asnjëra nuk është e përsosur”.

“Patologjia e ideologjisë të krahut të djathtë është konservatorizmi i tyre, i cili anon kah fashizmi. Në anën tjetër, problemi i krahut të majtë qëndron te infantilizmi, meqë karakterizohet nga dëshirat e bukura që janë të vështira për t’u arritur”, tha Mujica.

“Nga ky këndvështrim, mund të themi se perandori indian Ashoka ishte i majtë, udhëheqësi ushtarak dhe politik i Greqisë së lashtë, Epaminondas, reformatorët romakë, vëllezërit Gracchi, si dhe Jezu Krishti”, shtoi personi që udhëhoqi Uruguain nga viti 2010-2015, ndërsa kur e lëshoi postin kishte mbështetjen e 65 për qind të qytetarëve.

Gjatë mandatit të tij, Mujica e zhvilloi vendin dhe standardin jetësor. Ai ka refuzuar të shkojë në një vendbanim luksoz presidenciale, duke vazhduar jetën në shtëpinë e tij modeste, ku jetonte me gruan dhe qenin Manuel. /Telegrafi/

LEXO PO ASHTU:
Edhe një shembull që vërteton: Mujica është presidenti më i mirë në botë (Foto)
Pasuria e presidentit të Uruguait, një “breshkë”
Njeriu i mahnitshëm: Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë (Foto)
Një president ndryshe
Mahnitëse: Ju flet presidenti më i mirë e më i varfër në botë (Foto/Video)
Kjo është sekretarja e presidentit më të varfër (Foto, +16)

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...