Shpërbërja e “Mbrojtjes Civile”: Me fjalë po, ligjërisht jo (Video)

PUBLIKUAR

Serbia ende nuk e ka dëshmuar ligjërisht në Bruksel shpërbërjen e “Mbrojtjes Civile” në veri të Kosovës. Ndërsa, Bashkimi Evropian nuk jep një përgjigjeje nëse Serbia e ka kryer këtë obligim.

“Bashkimi Evropian konfirmon se është bërë progres nga të dyja palët në zbatimin e marrëveshjes për integrimin e ‘Mbrojtjes Civile’. Për më tepër, procesi është duke shkuar në pajtim me marrëveshjen e bërë nga të dyja palët”, ka thënë Maja Kocijanciq, zëdhënëse e BE-së.

Rreth zbatimit të kësaj marrëveshje nuk ka dhënë përgjigje e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë nëse Qeveria serbe ka dërguar në Bruksel dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon shpërbërjen e mbrojtjes civile.

Ditë më parë, ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, kishte bërë më dije se Kosova ka kryer pjesën që i takon. Ajo kishte thënë se kjo organitatë tashmë është shpërbërë, në momentin kur janë integruar në institucionet e Kosovës 378 pjesëtarët e fundit nga kjo strukturë. /Tribuna Channel/

 

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...