Ibrahimovic: Mua s’më nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se jam më i miri në botë

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic thotë se nuk i nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë, si dhe zbulon fshehtësinë e jetëgjatësisë në futboll.

Sulmuesi suedez e prezantoi librin e vet “Adrenalina” gjatë një mbrëmjeje gala në Milano të dielën, raporton Gazeta Express.

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde muajin e kaluar,  ndërkohë që Ibrahimovic nuk ka qenë afër ta fitojë asnjëherë në karrierën e tij të gjatë.

Menaxheri i tij Mino Raiola tha së fundmi se nuk e merr seriozisht këtë çmim për shkak se suedezi s’e ka fituar kurrë.

Por Ibrahimovici nuk pajtohet me të, pasi thotë: “Topi i Artë është i mirë. Por mua nuk më nevojitet ai për të dëshmuar se jam më i miri”.

Të shtunën, Ibra e shënoi golin e 300-të në pesë ligat kryesore evropiane. Ai iu bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtarët e vetëm me këtë arritje.

I pyetur për fshehtësinë e jetëgjatësisë së tij në futboll, 40-vjeçari tha: “Është mendësia. Unë stërvitem njësoj siç luaj. Çdo ditë është finale”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...