Hoxhaj, Nikoliqit: Serbia e terrorit shtetëror dhe gjenocidit, t’i ndal taktika e terrorizmit kundër Kosovës

PUBLIKUAR

Pas deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliq në Etiopi, se “njohja e Kosovës ka inspiruar Shtetin Islamik”, ka reaguar ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai, nëpërmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se presidenti radikal i Serbisë, Nikoliq, ka fyer përsëri Kosovën duke e përdorur analogjinë e gabuar të terrorizmit për të dëmtuar Kosovë.

Hoxhaj ka vazhduar më tej duke thënë se Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit dhe se Serbia duhet të ndal taktikat që ngjajnë me terrorizëm kundër Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim tjetër ai shton se ripranimi i Serbisë në OKB në vitin 2000 ka fuqizuar terrorin shtetëror dhe ka inkurajuar mosndëshkimin për gjenocid. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...