Veseli: Janari sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje

PUBLIKUAR

Sot, në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëri nderime dhe vendosi lule pranë shtatores të heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari Veseli e konsideroi janarin muaj që sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje, sepse nga shokët u ndanë një plejadë e tërë e patriotëve e heronjve kombëtarë.

“Muaji i parë i çdo viti na sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje, sepse nga ne u ndanë një plejadë e tërë e patriotëve e heronj kombëtar.
Në këtë vargan të historisë sonë të dhimbshme, vend të veçantë zënë organizatori dhe komandanti i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti me shokët e pandarë Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Rënia e tyre, në fundjanarin e 1997-tës, rirreshtoi forcat çlirimtare duke u dendësuar radhët dhe duke sjellë vlerën e sakrificës si dëshmi se liria është më e shtrenjtë se jeta.
I përjetshëm është kujtimi për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Lavdi dëshmorëve të kombit!”,tha Veseli

Më pas, kryetari Veseli ka vazhduar për në fshatin Pestovë dhe ka bërë nderime pranë lapidarit të tre heronjve, në vendin e rënies së tyre.

Pas homazheve në Pestovë, kryetari Veseli vijon me vizita në Memorialin Përkujtimor “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe në Lladofc

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...