Xavi vendos në shitje tre yjet e Barcelonës

PUBLIKUAR

Menaxheri i Barcelonës, Xavi po planifikon të pastrojë skuadrën në Nou Camp pasi thuhet se ka vendosur tre yje në listën e transferimeve pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve.

Gjigantët katalanas u përjashtuan nga kompeticionet e nivelit më të lartë të Evropës të mërkurën pas një disfate 3-0 ndaj Bayern Munich, shkruan Gazeta Express.

Është hera e parë që nga sezoni 2003-04 kur nuk u kualifikuan fare për në Champions League, që Barcelona nuk arrin të kalojë në fazën eliminatore të kompeticionit.

Gazetari spanjoll Gerard Romero pretendon se trajneri i ri tashmë ka humbur durimin me disa nga skuadra e tij dhe po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në klub.

Sipas Romeros, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Sergino Dest janë të vendosur të largohen pasi Xavi kërkon të rindërtojë skuadrën katalonase.

Portieri Ter Stegen është përballur me kritika për një numër paraqitjesh nën nivel këtë sezon, ndërsa mbrojtësi holandez De Jong nuk ka arritur të justifikojë 65 milionë funte që Barça shpenzoi për të nga Ajax në vitin 2019. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...