Briken Calja i jashtëzakonshëm, një të artë dhe dy të argjendta në Botërorin e peshëngritjes

PUBLIKUAR

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja ka qenë i jashtëzakonshëm sot në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan që prej datës 7 dhjetor.

Ai në peshën deri në 73 kilogramë ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër, duke u shpallur kështu kampion bote.

Ndërkohë, Calja fitoi edhe dy medalje të argjendta në shtyje dhe dygarësh.

Edhe në shtytje Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogramë në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram, duke u stolisur me të argjendtën.

Indoneziani Abdullah Rahmat Erwin ishte kampioni i botës në dygarësh, pasi ngriti 151 kilogramë në shkëputje, por 192 në shtytje dhe e mbylli garën me 343 kilogram.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...