Chelsea refuzon një ofertë të lartë për Costan

PUBLIKUAR

Diego Costa duket se do të qëndrojë edhe më tej tek kampioni aktual i Anglisë, Chesea.

Sulmuesi spanjollo-brazilian mendohej se do të largohet nga Chelsea për tu rikthyer në La Liga por si duket kjo gjë nuk do të ndodhë.

Mediat angleze kanë raportuar se gjiganti londinez ka refuzuar një ofertë prej 45 milionë eurove nga Atletico Madrid për Costan.

Atletico këmbëngul për rikthimin e tij në kryeqytetin spanjoll, mirëpo Chelsea vazhdon të besojë në aftësitë e sulmuesit të tyre.

Costa gjithashtu ka qenë njëri ndër lojtarët më të kritikuar falë gjesteve jo sportive që bënë në fushë, por duket se tifozët e Chelseat do të vazhdojnë t’i shohin ato gjeste pasi Costa nuk do të largohet nga ‘Stamford Bridge’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...