Asllani: “Ndeshja më e çmendur që kam luajtur ndonjëherë”

PUBLIKUAR

Asllani është shumë e lumtur me fitoren dhe dy golat në Ligën e Kampionëve që ndihmoi Realin të kualifikohet në çerekfinale

Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani, ka lënë prapa shqetësimet dhe është rikthyer të bëjë atë që di më së miri, të shkëlqejë në fushë.

Ajo u rikthye vikendin e kaluar dhe luajti disa minuta kundër Villarreal, derisa startoi të mërkurën në Ligën e Kampionëve duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Realit kundër FC Breidablik, për t’i kualifikuar Los Blancos në çerekfinale.

“Krenare për paraqitjen e ekipit në kushtet më të çmendura dhe më të ftohta që kam luajtur ndonjëherë. 3-0 dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bravo ekipi”, shkroi shqiptarja në rrjetet sociale.

Asllani është gati për El Clasicon e femrave që luhet të dielën mes Realit e Barçës nga ora 12:00. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...