Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se kuqezinjtë janë të zhgënjyer për eliminimin nga Liga e Kampionëve por ka thënë se “do të bëjnë gjithçka” që ta fitojnë Scudetton. “Ne nuk do të dorëzohemi”.
Kuqezinjtë janë të parët në ligë pas 16 ndeshjeve, një pikë më shumë se Interi dhe dy pikë më shumë se Napoli.
Por, paraqitjet e tyre të mira në Itali nuk janë parë në Europë, pas rikthimit të Milanit në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë viteve.
Milano humbi 2-1 nga Liverpool të martën dhe Atletico Madrid arriti që ta marrë pozitën e dytë me një fitore kundër FC Portos. Kuqezinjtë përfunduan në fund të grupit dhe tani do të fokusohen vetëm në garat vendore, shkruan GazetaExpress.
Interi përfundoi i fundit në fazën e grupeve sezonin e kaluar dhe fitoi Scudetton për herë të parë pas 11 viteve. Kjo është saktësisht koha sa Milano se ka fituar këtë titull në itali. Për herë të fundit ata e kishin fituar në sezonin 2010/1 dhe Ibrahimovic ka premtuar që do të luftojnë për titull deri në fund.
“Ne jemi të zhgënjyer që jemi eliminuar herët nga Liga e Kampioneve, ne ndihemi shumë keq, por ne do të luftojmë për ta fituar Scudetton”, tha Ibrahimovic për Radio Deejay. “Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë dhe ne nuk do të dorëzohemi”.
“Në dështimi ka po ashtu sukses, ne do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë”.
Milan do të luajë kundër Udineses, të cilët do të luajnë ndeshjen e tyre të parë me trajner të ri në Serie A në këtë vikend. /GazetaExpress/


