Autonomët e Pavarësisë

PUBLIKUAR

Në prag të tetë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vlerësohet se shteti më i ri në Evropë rrezikohet nga krijimi i autonomisë së një etnie, serbëve.

Në këto tetë vjet sipas politikanëve dhe analistëve politikë, Kosova ka dështuar që të shfrytëzojë mbështetjen e disa prej vendeve më të fuqishme në botë për të fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Madje njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Kosova ka dështuar ta shfrytëzojë edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare.

Kështu, sipas tyre, Kosova në vend se ta shfrytëzojë këtë vlerësim, ajo pranoi të paraqitet me fusnotë e madje edhe bëri disa koncesione të cilat e tkurrin sovranitetin e Republikës, prej të cilave më e dëmshmja llogaritet Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova për një kohë të gjatë është marrë me problemet e lëna nga trazirat e vitit 2004, prandaj, sipas tij, është dashur angazhim maksimal i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në shërbim të pavarësimit të plotë të vendit. /zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...