Edhe pse ai nuk është më lojtari i dikurshëm, kur të gjithë e admironin, Ronaldinho vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të dashur në planet.
Legjenda braziliane ka shkruar historinë me fanellën e Barcelonës dhe fansat e tij janë të shumtë në gjithë botën.
Në një ndeshje ndërmjet Barcelona de Ecuador dhe San Martin, gjyqtari i ndeshjes nuk mundi t’i rezistonte admirimit për Ronaldinhon.
Ai ia kërkoi autografin 35-vjeçarit, edhe atë mbi kartonin e verdhë gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja. /Telegrafi/


