Marcelo mund të largohet në janar, e duan në Brazil

PUBLIKUAR

Pas shumë vitesh në Real Madrid, por edhe në Evropë, Marcelo mund të rikthehet në Brazil.

Sipas Mundo Deportivos, për lojtarin ka shprehur interesim Palmeiras.

Fillimisht nuk e deshi Zinedine Zidane, tani nuk është zgjedhja e parë as e Carlo Ancelottit, pasi pozitën e mbrojtësit të majtë e ka blinduar Ferland Mendy.

33-vjeçari ka qenë në Santiago Bernabeu që nga viti 2007, por tani ka dështuar që të fitojë vendin e titullarit dhe dëshiron që t’i japë fund me Madridin dhe të kthehet në shtëpi para se t’i varë atletet.

Marcelo numëron 533 paraqitje me Realin, ka shënuar 38 gola dhe ka fituar shumë trofe, veçuar katër të UEFA Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...