AAK demanton hyrjen në koalicionin PDK-LDK: Ky është pazar imagjinar, një trillim ordiner

PUBLIKUAR

Lajmet e fundit në media për një koalicion të ri qeverisës ku do të përfshihej edhe AAK, janë trillime ordinere, që për qëllim kanë diskreditimin e AAK-së dhe liderin e saj Ramush Haradinaj, thuhet në një reagim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO PO ASHTU: Haradinaj do t’i bashkohet koalicionit qeverisës PDK-LDK!?

“Për hir të informimit të saktë, e njoftojmë opinionin publik, se nuk ka asgjë të vërtetë nga pazaret imagjinare për një qeveri ku do të përfshihej AAK-ja dhe se kjo parti, së bashku edhe me dy partitë tjera opozitare, do të vazhdojë kauzën e saj të drejtë e të vendosur në ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të qeverisjes së vendit.

Ata që e kanë katandisur vendin në këtë gjendje duhet të japin përgjegjësi, e jo të përfshihen në trillime ordinere, për gjoja marrëveshje të AAK-së me koalicionin PDK-LDK. Se cili do të jetë qëndrimi i AAK-së për qeverisjen në vend, në besojmë se qeveria, do ta marrë përgjigjen me 17 shkurt.

Në vazhdën e sulmeve të paskrupullta ndaj AAK-së dhe kryetarit të saj Haradinaj, që janë sforcuar kohëve të fundit, i shohim edhe shkrimet e fundit të gazetës Bota Sot, e cila përpiqet të sajojë ngjarje të paqena, duke e lidhur familjen Haradinaj me vrasje të cilat tashmë janë zbardhur nga drejtësia dhe për të cilat janë gjetur fajtorët.

Njëkohësisht u bëjmë me dije të gjithë atyre që shpifin dhe trillojnë kundër nesh, se AAK do ta ndjek praktikën e deritashme dhe me ta do të shihemi në gjyq.

AAK si parti politike, do të vazhdojë të jetë e palëkundur në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, pavarësisht se sat ë forta do të jenë shpifjet kundër saj”, thuhet në reagim. ./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...