Shoferët e automjeteve Tesla mund të luajnë derisa vozisin makinën

PUBLIKUAR

Tesla po i lejon shoferët të luajnë video-lojëra në ekranet e automjetit derisa ata vozisin.

“E provova vetëm për pesë sekonda dhe më pas e fika”, tha pronari i një makine Tesla, Vince Patton për New York Times. “Për mua, thjesht duket e rrezikshme”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, funksioni thuhet se ka qenë i disponueshëm për disa kohë. Duke marrë parasysh që kompania tashmë po përballet me një shqyrtim të ashpër për të prezantuar sistemin e saj ende të papërfunduar Full Self-Driving për klientët, nuk është saktësisht një pamje e mirë.

Të kesh shoferë të pavëmendshëm gjatë timonit, duke i lejuar ata të luajnë video-lojëra të ndryshme mund të ngjallë reagime tek rregullatorët.

Kompania lëshoi një përditësim në verë që thuhet se i lejon shoferët të luajnë Solitaire, lojën e avionëve luftarakë Sky Force Reloaded dhe titullin strategjik The Battle of Polytopia: Moonrise ndërsa ishin në rrugë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...