Hadergjonaj nuk shkon te Napoli, mbetet në Young Boys

PUBLIKUAR

Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj me gjasë nuk do të transferohet në Serie A.

Skuadra lidere e Serie A, Napoli ditë më parë kishte bërë ofertë prej tre milionë eurove, mirëpo si duket ajo ofertë është refuzuar nga Young Boys.

Mediat zvicerane kanë shkruar se klubi verdh e zi ka vendosur që ta mbajë Hadergjonajn së paku deri në verë.

Florenti është njëri ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Zvicër dhe kështu ka zgjuar interesimin e Napolit dhe disa skuadrave tjera nga Gjermannia e Anglia.

Por duket se Young Boys dëshiron qëndrimin e tij që ta largojë pas kampionatit evropian me një çmim më të lartë.

Aktualisht Hadergjonaj është pjesë e Zvicrës U21, por mediat në Zvicër kanë shkruar se ai është kandidat për të shkuar në kampionatin evropian me përfaqësuesen helvetike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...