Policia në Ferizaj shtonë patrullimin në rrugë, apel për kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshjeve

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla”, thuhet në komunikatë.

“Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimrit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët : – Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës”, njofton PK-ja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...