I ftuar në Orën e Fundit në Klan Kosova, i ftuar ishte deputeti i PDK-së, njëherësh kryetar i Komisionit për Siguri, Fadil Demaku.
Ai ka thënë se Drenasi është një nga të vetmet komuna nga ku asnjë qytetar nuk ka shkuar për luftë në Siri. Ndërsa, në lidhje me gjetjen e eksplozivit pranë xhamisë, ku imam është Osman Musliu, ai tha se janë organet e rendit ato që duhet të dalin me një vendim zyrtar. Por, sipas tij, një veprim të tillë mund ta bëjnë vetëm personat që nuk ia duan të mirën vendit.


