‘Sekret’ kënga konkurente në Festivalin e RTSH-së nga Ronela Hajati

PUBLIKUAR

Në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radion Televizionin Shqiptar do të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës, në mesin e tyre edhe Ronela Hajati.

 

Ronela Hajati do të jetë ndër këngëtaret që do të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, shkruan lajmi.net.

Ronela tashmë ka publikuar këngën me të cilën ajo do të marrë pjesë në Festivalin e RTSh-së. Projekti mban titullin “Sekret” është një miksim i melodive popullore dhe atyre modern, teksa nuk mungon ritmi dhe energjia që e karakterizon artisten e njohur.

Kënga u lansua në versionin audio, teksa Ronela ka ndarë edhe disa video ku shihet bashkë me ekipin e valltarëve duke u përgatitur për performancën.

Përndryshe, edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSh, do të zhvillohet në fund të dhjetorit në dy netë gjysmëfinale dhe një finale në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkaq, “Eurovision 2022” do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos në Itali në maj të vitit të ardhshëm./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...