Haradinaj: Vendosja e eksplozivit në xhami tejkalon sjelljen njerëzore, ideologjinë dhe besimin

PUBLIKUAR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar në lidhje me raportimin se në një xhami në Drenas ishte vendosur eksploziv.

“Vendosja e eksplozivit në xhami tejkalon sjelljen njerëzore, ideologjinë dhe besimin.

Rasti i raportuar sot në Drenas duhet të hetohet deri në detaje, të zbardhen motivet dhe të dënohen rëndë autorët.

Është fatmirësi prej Zotit që njerëzit kanë shpëtuar nga ky tentim për tragjedi.

Imami Musliu, besimtarët praktikues në atë xhami dhe të gjithë njerëzit në Kosovë duhet të kenë besim dhe përkushtim që së bashku mos të lëmë shfaqjen dhe as triumfin e të keqes.

Aleanca dhe unë jemi të vendosur për forcimin e shtetit, zhvillimin e gjithmbarshëm, garantimin e sigurisë, dhe jetën më të mirë për të gjithë.

Nuk do ta lejojmë të keqen në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...