E konfirmuar, Haaland s’ka klauzolë lirimi

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë lojtarin gjatë verës së vitit 2022.

Drejtori sportiv i klubit, sapo ka hedhur poshtë supozimin prej kohësh të mediave gjermane se Erling Haaland ka klauzolë lirimi që kap shifrën deri në 90 milionë euro.

Sapo ka konfirmuar Hans-Joachim Watzke se nuk ekziston një gjë e tillë, kjo është thikë me dy tehe për vet klubin, për lojtarin, por në anën tjetër edhe për klubet që e duan.

“Unë nuk mund të konfirmoj një klauzolë lirimi”, u përgjigj ai, raporton Sport1.

“Më shumë se 90 për qind e kontratave tona me lojtarët nuk përmbajnë një klauzolë lirimi”, shtoi Watzke i cili, siç dihet, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Haalandin përtej 2022.

Por, atë e duan klube të mëdha si Manchester United, Manchester City, Real Madrid, Barcelona e shumë të tjera – andaj s’do të jetë e lehtë për Dortmundin që të mos ia plotësojë dëshirën sulmuesit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...