Manchester United i është futur garës për transferimin e sulmuesit të CSKA Moscow, Ahmed Musa.
Për sulmuesin 23-vjeçar interesim kishte shfaqur edhe Leicester City, por klubi rus ka refuzuar ofertën prej 15.1 milionë funtesh.
Kampioni rus kërkon 18.9 milionë funte për Musën, i cili ka realizuar gjashtë gola në 18 ndeshje deri më tani në ligën elitare ruse.
United gjithashtu është duke vëzhguar edhe situatën e Edinson Cavanit dhe Iscos së Real Madridit. /Telegrafi/


