Spitali IMH: Shkrimet për rastin “Stenta”, shkelje ligji!

PUBLIKUAR

Spitali IMH ka reaguar lidhur me shkrimet e fundit në media për përfshirjen e këtij spitali në hetimet që kanë të bëjnë me ‘stentat’.

Lexoni të plotë reagimin e këtij spitali:

“Përfshirja e spitalit ‘IMH’ në shkrimin e fundit në lidhje me rastin “Stendat” fillimisht është një shkelje ligji, madje disa nga emrat që figurojnë aty nuk e flasin gjuhën shqipe.

Gjatë pesë viteve të kaluara në shërbim të popullit të Kosovës, asnjëherë nuk kemi hasur në ndonjë denoncim të bërë nga pacientët tanë në lidhje me ndonjë parregullsi, apo në ndonjë shkelje të ligjit.

Profesionalizmi i treguar nga dita e hapjes e deri më sot na bënë lider sa i përket besueshmërisë në Kosovë, këtë më së miri e tregon fakti se edhe në këto ditë kur temë kryesore mediatike është skandali në fjalë, spitali ynë vazhdon të jetë i mbushur nga pacientët

Disa nga emrat të cilët figurojnë në listat e publikuara janë ose ishin të punësuar në institucionin tonë, andaj gjithçka që ka mundur të dal nga materialet e konfiskuara mbetet lista e mjeteve me të cilat spitali ka qenë i obliguar t’i paguaj doktorët në fjalë në bazë të kontratave të punës që i kemi, apo i kemi pasur me ta.

Për hirë të faktit se kemi të bëjmë me një rast shumë të ndijshëm, kërkojmë nga mediat që deri sa të përfundojnë hetimet të mos përhapin në opinionin publik lajme të cilat nuk kanë bazë dhe mund ta dëmtojnë reputacionin tonë”(sic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...