Drecun: Fuqia e BE-së testohet në rastin e AKS-së

PUBLIKUAR

Serbia pret nga Brukseli t’i bëjë presion Prishtinës për formimin e Asociacionit të komunave serbe, derisa autoritetet e Kosovës janë duke kërkuar sërish të zgjasin afatet, shkruan e përditshmja serbe Novosti.

Nëse Brukseli dhe Uashingtoni, nuk i shfrytëzojnë gjitha kapacitetet e tyre për të ndikuar tek Prishtina që përfundimisht të miratojë dekretin për formimin e AKS-së, Beogradi duhet të mendojë për kundërmasa, dhe për atë se si duhet të veprojë gjatë vazhdimit të dialogut, transmeton Telegrafi.

Duke komentuar raundin e së martës të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, pas të cilave janë dëgjuar interpretime të ndryshme të afateve në të cilat duhet të miratohet Statuti për AKS-në, Drecun, ka deklaruar se Isa Mustafa ndoshta përsëri do të përpiqet të bëjë “tregti” me BE-në.

“Kështu ka ndodhur edhe në rastin, kur Kosova është dashur të nënshkruaj marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Është duke u shfrytëzuar çdo situatë që të shtyhet pafundësisht formimi i AKS-së, derisa Prishtina të fitoj diçka. Federica Mogherini, ka bërë të qartë se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes, dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë,do të vihet në pikëpyetje fuqia e Brukselit”, ka shtuar Drecun. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...