Hakerët ia marrin paratë nga xhirollogaria

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik, pasi i njëjti përmes Bankës në Viti ka bërë një pagesë prej 8659 euro për një firmë.

Sipas ankuesit, transaksioni nuk është kryer, pasi ka pasur ndërhyrje kompjuterike nga persona të panjohur.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur të enjten në Viti, rreth orës 10:50.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar , ka raportuar se të dyshuar te panjohur kane ndërhyrë ne sistemin kompjuterik, pasi i njëjti përmes Bankës ne Viti ka bërë një pagesë prej 8659 euro për një firmë. Sipas ankuesit transaksioni nuk është kryer, pasi ka pasur ndërhyrje kompjuterike nga persona të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente

SHIKO MË SHUMË

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...