122 orë të pambajtura në nëntor, ud.drejtoreshës në Prizren paralajmëron ndalesa në pagë për mësimdhënësit

PUBLIKUAR

Ushtruesja e detyrës drejtoresha Myvedete Gavazaj e shkollës së mesme profesionale “Ymer Prizreni” në Prizren, ka njoftuar se mësimdhënësit të cilët kanë munguar në shkollë do të kenë ndalesa në pagë.

Ky veprim sipas saj do të ndodh nëse punonjësit nuk i arsyetojnë mungesat e tyre, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri të ditur se gjatë muajit nëntor 2021 mësimdhënësit kanë munguar në 122 orë.

Gavazaj tha se mësimdhënësit mund t’i japin arsyetimet e tyre nga data 1 deri në 3 dhjetor në drejtorinë e shkollës./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...